Një vaksinë per koronavirusin SARS-CoV-2 qe mund te soministrohet (hidhet, merret) nepermjet hundës u krijua nga një ekip shkencëtarësh te Shkolles se Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit në Shën Louis.
Sipas njoftimit për shtyp të universitetit, vaksina e hundës tashmë ka rezultuar e efektshme në kundërveprimin dhe parandalimin e nivelit të infeksionit SARS-CoV-2 në eksperimentet e kryera mbi minjte laboratorik. E njëjta vaksinë u përshkrua në detaje në një studim të ri që u shfaq në Cell.
E veçanta e kësaj vaksine qëndron pikërisht në faktin se ajo mund të merret përmes hundës, e cila, ndër të tjera, është vendi fillestar i shumicës së infeksioneve nga ky virus. Sipas studiuesve, administrimi i ilaçit përmes hundës krijon një "reagim të fortë imunitar" tek minjtë.
Vetë Michael S. Diamond, një profesor i mjekësisë dhe mikrobiologjisë molekulare të përfshirë në studim, thotë se ai dhe ekipi i tij ishin shumë të befasuar kur panë një reagim kaq të fortë imunitar në qelizat e riveshjes së brendshme të hundës dhe ato të rrugëve të frymëmarrjes.
Ne disa prej minjve, studiuesit vunë re gjithashtu imunitet sterilizues: minjtë nuk kishin më asnjë gjurmë infeksioni pas infektimit dhe pas soministrimit së vaksinës nga hunda.
Vaksina u eksperimentua dhe u zhvillua si me poshte:
Shkencëtarët prezantuan proteinën spike të virusit SARS-CoV-2, proteina që lejon që ky virus të hyjë në qelizat njerëzore, brenda një lloji tjetër të virusit, të quajtur adenovirus . Eshtë një virus që mund të shkaktojë ftohjen e zakonshme.
Në këtë rast ata e modifikuan në mënyrë që të mos shkaktojë ndonjë patologji. I njëjti adenovirus më pas lejoi transportimin e proteinës së spike brenda hundës së minjve.
Përfundimisht kjo e fundit zhvilloi një mbrojtje imune kundër SARS-CoV-2 pa vuajtur një infeksion nga kjo e fundit.
Siç shpjegon David T. Curiel, një shkencëtar tjetër i përfshirë në projekt, adenoviruset nuk janë asgjë e re kur bëhet fjalë për zhvillimin e vaksinave eksperimentale për COVID-19.
Sidoqoftë, ky hulumtim është i pari që tregon efektivitetin e administrimit nga hunda të vaksinave të tilla: të gjitha vaksinat e tjera të zhvilluara për COVID 19 (të gjitha në fazën eksperimentale, sidoqoftë) u krijuan për tu administruar me injeksion intramuskular.
Futja e vaksines nga hunda është pra një risi e vërtetë dhe këto rezultate, sipas vetë Curiel, janë "befasuese dhe premtuese".
Një tjetër tipar i rëndësishëm i kësaj vaksine të re është se nuk përdor një virus "të gjallë", domethënë një virus te aftë të replikojë vetë, por vetëm proteinën e tij. Kjo padyshim që e bën virusin më të sigurt.