Smoothie me farat e avokados, spinaqit, bananes një përgatitje alternative, e shpejtë dhe shumë ushqyese:





Smoothie i avokados.

 Kjo recetë është e shkëlqyeshme për rifreskim por edhe për rikarikimin e energjisë suaj. Receta është e përshtatshme , pasi është tërësisht pa gluten, për veganë, vegjetarianë dhe jotolerantë ndaj laktozës. 

Le të shohim menjëherë se si përgatitet receta. 

Përgatitja: 15 min 

Përbërësit ( doza per 2 perona): 

1 Avokado  (rreth 100 gram pulpë)
 1 Banane 
 50 g Spinaq 
 1 lugë gjelle lëng limoni 
100 ml qumësht orizi

 Procedura: 

 Së pari ju duhet të lani spinaqin, pastaj zhvishni avokadon dhe hiqni farën e brendshme, pastaj e prisni atë në copa të vogla; 
loading...

zhvishni gjithashtu bananen dhe priteni  në feta.
 Hidhni spinaqin, avokadon dhe bananen në blender, (shtryllese) më pas shtoni lëngun e limonit, dhe qumështin e orizit.

 Kontrolloni rezultatin, nëse është shumë i trashë, shtoni më shumë qumësht orizi, 

 Hidhni smothin e perftuar në dy gota  qelqi dhe, nëse dëshironi, shtoni një kub akulli.

 Smoothie duhet të konsumohet i freskët për të ruajtur sa më shumë përmbajtjen ushqyese. 

Përndryshe, mund ta mbani në frigorifer deri në rreth dy orë. Qumështi i orizit mund të zëvendësohet me një tjetër qumësht me bazë bimore, siç është  qumështi i sojës. 

Për ta aromatizuar më tej smoothin, mund të shtoni një lugë pluhur kakao . Së fundmi, për përgatitjen e kësaj recete ju rekomandojmë të blini një avokado të pjekur (ne menyre natyrale) mirë, përndryshe smoothi mund të jetë pak i hidhur.