Ajo që hamë dhe pimë ndikon në shëndetin e dhëmbëve dhe 

mishrave të dhëmbëve. Bazuar në efektet e prodhuara në dhëmbë, ekzistojnë ushqime karioogjene dhe antikariogjene.

Ushqimet që rrisin rrezikun e zgavrave janë të pasura me sheqerna  si (karamelet, biskotat, pijet me sheqererat), ndërsa ushqimet antikariogjene janë të pasura me kalcium, fluorid, vitamina A dhe C.

 Qumështi, kosi, perimet dhe frutat e freskëta si kopër, selino , molla, hudhra dhe qepa kanë efekte mbrojtëse dhe anti-inflamatore. Për më tepër, ushqimet e pasura me magnez, hekur, zink, vitaminë E siç janë papaja, farat e lulediellit, manaferrat dhe brokoli mbrojnë mishrat e dhëmbëve.