Mjeksia News


Për ta mbajtur zemrën dhe qarkullimin e shëndetshëm, nuk duhen superuar 20 gr sheqer për gratë dhe 36 gr për burrat në ditë.

 Në fakt, sheqeri duket se ka një lidhje shumë më të ngushtë sesa kripa me presion e lartë të gjakut. 

Konsumimi në sasi të mëdha, duket se stimulon hipotalamusin, një zonë e trurit e cila, nga ana tjetër, do të rrisë rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.

Ky eshte perfundimi  i  një studimi amerikan, i udhëhequr nga instituti i zemrës në Saint Luke në Kansas, botuar në "revistën amerikane të kardiologjisë".

Në veçanti, me te rrezikshmet dhe cfare thone studiuesit janë pijet e gazuara me sheqer të cilat shpesh konsumohen gjerësisht, te cilat duket se jane ne shume raste përgjegjëse per  hipertensionin te cilat çojnë në një ndryshueshmëri ekstreme dhe të rrezikshme në presionin e gjakut, dhe nder te tjera  mund të rritet gjithashtu shansi për të përjetuar një sulm në zemër.

Sheqeri, në veçanti sheqeri i bardhë i rafinuar, është produkt i një transformimi industrial që përdor kimikate gjatë procesit të prodhimit, duke i hequr, megjithatë, elementë natyrorë të dobishëm si vitamina, kripëra minerale, enzima dhe elementë te tjere yndyrore.