Për të kuptuar nëse rritja e pirjes se kafesë është e lidhur me një ulje të mundshme të vdekjeve nga ana e saje ne lidhje me sëmundjet e mëlçisë, një ekip studiuesish të udhëhequr nga Paul Gow botoi një studim interesant në Journal of Alimentary Pharmacology and Therapeutics.
Disa studime, kanë gjetur lidhje pozitive midis konsumit më të lartë të kafesë dhe rreziqeve më të ulëta të Parkinsonit ose rreziqeve më të ulëta të yndyrës së barkut tek gratë, etj.
Në studimin e ri, studiuesit përdorën një bazë të dhënash të botuara në vitin 2016, ne Global Burden of Disease . Ata zbuluan se në bazën e të dhënave kishin qene më shumë se 1.200,000 vdekje nga sëmundja e mëlçisë vetëm në atë vit.
Gjate rekuperimit te statistikave në lidhje me konsumin e kafesë të disponuar nga Organizata Ndërkombëtare e Kafes, studiuesit zbuluan një lidhje midis konsumit të saje dhe zvogëlimit të rrezikut të sëmundjes së mëlçisë.
Përveç kësaj, studiuesit bënë një vlerësim interesant: nëse të gjithë njerëzit në botë do të kishin pirë të paktën dy filxhanë kafe në ditë në 2016, atë vit do të kishte pasur 450,000 vdekje më pak nga sëmundjet e mëlçisë.
Nëse të gjithë do të kishin pirë katër filxhane, do të kishte 720,000 vdekje më pak.
Këto rezultate sugjerojnë që autoritetet dhe qeveritë duhet të fillojnë seriozisht të promovojnë konsumin e kafesë, veçanërisht ne reduktimin e sëmundjeve të mëlçisë.

