Përveç mushkërive, koronavirusi i ri sulmon edhe pjesë të tjera të trupit tonë, siç janë sytë, zemren dhe mëlçine. 

Por kjo nuk është e gjitha: një studim gjithmone në rritje  sugjeron që pacientët me COVID-19 shfaqin gjithashtu simptoma të lëkurës, ose më saktë skuqje që ngjajne si njolla te kuqe . 


Pavarësisht ketyre simptomave te reja , theksojnë ekspertët, është ende shumë herët për të thënë nëse këto skuqje janë shkaktuar nga koronavirusi i ri apo nëse ato lidhen me faktorë të tjerë.


"Kjo është me të vërtetë një pyetje  prej nje milion dollarësh", shpjegon Kanade Shinkai, një profesore e dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko në një  artikull  të sapo botuar në Jama Dermatology. 


Gjithashtu ajo  shton, nuk eshte ende e qarte nese shperthimet dhe skuqjet e lekures manifestohen   drejtpërdrejtë nga koronavirusi në lëkurë, ose nëse ato janë për shembull një reagim dhe nje pergjigje e  forte e sistemit   imunitar ".