Mjeksia News
Viruset e gripit ne pergjithesi mund të transmetohen ne ajer nepermjet grimcave te pluhurit ose grimcave të tjera mikroskopike që notojnë në të njëjtin ajër, por që nuk vijnë nga trakti respirator,
Ky pohim vjen nga nje studim i fundit i univeritetit te kalifornise " Davis" , dhe te "Icahn School of Medicine at Mt. Sinai".
Sipas William Ristenpart te Departamentit te Inxhinierisë Kimike te Universitetit te Kalifornise Davis, rezulton se është "tronditëse" të zbulosh se pluhuri i ajrit, dhe jo vetëm pikat e vetë frymëmarrjes , mund të jenë një vegël transporti për viruset e gripit.
Studiuesit kanë realizuar eksperimente ne kavjet laboratorike për të kuptuar nëse grimcat e vogla jo të frymëmarrjes që gjenden në ajër mund të jenë vektorë dhe transportues për viruset e gripit .
Duke përdorur një metër automatik të grimcave dhe particelave , me të cilin ata numëruan grimcat e pezulluara në ajër, studiuesit kuptuan se virusi i gripit mund të përhapej në ajrin që rrethonte kavjet laboratorike , dhe qe nuk vinte direkt nga rrugët e tyre te frymemarjes .
(studiuesit në fakt dyshuan se mund të kishte lidhje me qimet e trupit te tyre ).
Në fakt, me ndihmen e instrumentave , studiuesit zbuluan se kavjet lëshonin deri në 1000 grimca particela në sekondë ndërsa lëviznin në kafaz dhe këto grimca nuk vinin nga rrugët e frumemarjes.
Kjo do të thotë që viruset nuk janë transportuar përmes pikave të emetuara nga sistemi i frymëmarrjes përmes gojës por përmes të ashtuquajturave "fomite të aerosolizuara", grimca që nuk vijnë nga sistemi i frymëmarrjes por që sidoqoftë mund të perhapen si aerosole (sterpikla): te cilat mund të qendrojne , të paktën për një periudhë të caktuar të kohës, në ajër dhe më pas lëvizin.
Lidhur me rezultatet e eksperimenteve të tyre, Ristenpart shprehet: "Se gjithmone eshte supozuar dhe nënkuptuar se transmetimi në ajër ndodh për shkak të pikave të frymëmarrjes të lëshuara nga kollitja, teshtitja ose biseda.
Transmetimi përmes pluhurit hap hapësira të reja hetimi dhe ka implikime të thella për mënyrën se si ne interpretojmë eksperimentet laboratorike dhe hetimet epidemiologjike të vatrave te infeksioneve ”.
Gjithashtu ky studim pa dyshim i referohet , edhe SARS-CoV-2 koronavirusi që shkaktoi pandeminë COVID-19 në të gjithë botën edhe pse përgjigja për këto viruse mund të jetë e ndryshme.