Produktet e qumështit janë të pasura me kalcium i cili është një nga mineralet më të rëndësishme për trupin.


Mungesa e tij është, në të vërtetë,  një nga faktorët kryesorë që çojnë në osteoporozë. 

Për këtë arsye, rekomandohet konsumim më i madh për të rinjtë, gratë e çdo moshe (te cilat jane më të prirura ndaj osteoporozës pas menopauzës për arsye hormonale) dhe të moshuarve.

Burimi kryesor është qumështi me derivatet e tij. 

Dozat e rekomanduara ditore variojnë nga 600 mg për fëmijët deri në 1.500 mg për gratë pas menopauzës.

 Për të gjithë të tjerët, një konsum prej 1.000 mg (i përmbajtur në 100 gram djathë) është i mjaftueshëm.

Eshtë e rëndësishme të mos e tejkaloni dozën e rekomanduar, sepse këto ushqime janë kalorike dhe përmbajnë kolesterol "të keq" (Ldl).

Për të plotesuar nevojen tuaj të kalciumit, ju gjithashtu mund të zgjidhni mbi te gjitha  perime si (lakra dhe brokoli, por gjithashtu mund te konsumoni dhe karciofet, radikchio, spinaqin, gjemboret) .

 Kalciumi i perimeve është më pak i asimilueshëm se ai i produkteve të qumështit. Sardelet dhe salmoni janë një burim i mirë i kalciumit; e njëjta vlen edhe për oktapodin, kallamarin dhe karkalecat.