Mjeksia news


Kryerja e aktivitetit aerobik, të tilla si ecja, vrapimi ose çiklizmi, të paktën tre herë në javë për gjashtë muaj ndihmon për të mbajtur mendjen në formë, dhe lufton plakjen.

Një studim i botuar në revistën shkencore "Neurologjia" sapo e ka vertetuar këtë pohim.

Hulumtimet kanë zbuluar se sporti  mund të rinovojë qelizat e trurit.
U analizuan rreth 160 vullnetarë mbi 65 vjeç , të gjithë me deficite njohëse, të tilla si probleme të kujtesës ose vështirësi në aftësitë e vendimmarrjes.

Ata që kishin ushtruar sport për gjashtë muaj dhe ndiqnin një dietë me fibra të larta, dhe me yndyrë të ulët, përmirësuan performancën e trurit.