1. Farërat e koperit
Për shkak të përmbajtjes së lartë të mukozës (mykut), të pranishem në farat e koperit, ato konsiderohen një ilaç i dobishëm natyror për diarrene. Farat e koperit do të përmirësojnë ndjeshëm   sikletin e diarresë.
Gëlltitni një lugë çaji farash kopër së bashku me një lugë gjelle kos.

Një tjetër mundësi është që të përzieni një lugë çaji fare koperi dhe një lugë gjelle farash qimnon të pjekur në dy lugë kos. Hajini dhe konsumojini ato dy ose tre herë në ditë.
SHENIM:  farat e koperit nuk janë të përshtatshme për fëmijët e vegjël që vuajnë nga diarreja akute ose kronike.


2. Xhenxhefili
 Xhenxhefili është thjesht i mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm të tretjes, është gjithmonë një mundësi e mirë për trajtimin e diarresë.

ilaç shtëpiak për diarre
  • Përzieni nga  një lugë çaji  pluhur xhenxhefil të tharë, pluhur qimnon, pluhur kanelle dhe mjaltë. Konsumojeni tri herë në ditë.

  • Ju mund të përdorni xhenxhefil të thatë ose xhenxhefil të freskët për të bërë një filxhan çaj xhenxhefili gjithashtu. Pirja e çajit të xhenxhefilit dy ose tre herë në ditë do të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të barkut që ndonjëherë shoqërojnë diarre.

  • Një tjetër mundësi është  përzierja ne sasi të barabarta e lëngut te xhenxhefilit dhe lëngut te limonit duke  shtuar pak piper të grimcuar në të.

  •  Konsumojeni këtë perzierje të paktën tre herë në ditë për të hequr qafe diarrene .

SHENIM: Ata që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut nuk duhet të përdorin  xhenxhefil për diarre.