1. Sode buke
Soda e bukës është një nga produktet më të përdorura në shtëpiper gatim. 
Gjithashtu ajo shume mire mund te perdoret  për flokët kur ato mbajne  erë të keqe sepse ndihmon në neutralizimin e aromave të urryera dhe zvogëlon yndyrosjen.

  • Përzieni një pjesë sode buke në tre pjesë ujë.
  • Shpëlani flokët me ujë dhe aplikoni pastën e sodës së bukës në flokët tuaj të lagur.
  • Lëreni të qëndrojë për rreth pesë minuta dhe më pas lajini flokët.
  • Përsëriteni procesin një herë në javë.


2. Uthull musht molle

Uthulla e mushtit te molles funksionon si një shndrites natyral per flokët dhe heq komponentet e tepert që mund të kontribuojnë tek flokët me nje erë të keqe si dhe largon  yndyren qe gjendet ne to. 
Ndihmon gjithashtu në rivendosjen e pH normal të flokëve tuaj, shton shkëlqimin dhe parandalon shpupurisjen dhe elektrizimin e tyre.


  • Hidhni një gjysmë gote uthull molle organike në dy gota ujë të distiluar dhe përzieni se bashku,  shtoni tre pika të një vaji thelbësor esencial  siç është ai i  livandos pershembull, trëndafilit ose një tjerër. Sperkatni masen e krijuar mbi   flokë  dhe lëreni të veproje për disa minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë.

  • Nje tjeter menyre e thjeshte eshte ajo e shplarjes se  flokëve me një perzierje të një gjysmë lugë gjelle uthull molle ne një filxhan ujë. Lëreni për rreth një minutë para se ta shpëlani.

 ShenimMos i përdorni keto menyra më shumë se dy herë në javë.