MJEKSIA NEWS

Analizat janë në një fazë eksperimentale në një mjedis laboratorik

WELLINGTON - Ilaçi Ivermectin do të ishte në gjendje të vriste Covid-19.
 Lajmi vjen nga një studim i publikuar nga studiues të Universitetit të Monash, ne Australi.

Sidoqoftë, shkencëtarët perpiqen te permbajne entuziazmin: ilaçi ka rezultuar i efektshëm në laborator, por Ivermectin nuk mund të përdoret tek njerëzit derisa testet e mëtejshme dhe provat klinike të kenë përfunduar për të konfirmuar efektivitetin e ilacit në nivele të sigurta për dozimin te njerëzit.

Në çdo rast, testet në një kulturë qelizore kanë treguar që ilaçi antiparasitik, tashmë i disponueshëm në të gjithë botën, do të jetë në gjendje të vriste virusin në 48 orë. "Ne zbuluam se një dozë e vetme është në gjendje të heqë të gjithë ARN- virale brenda 48 orëve, por gjithashtu  një permiresim i konsiderueshem  mund të shihet dhe brenda 24 orëve," shpjegoi Dr Kylie Wagstaff, drejtuese e projektit.

Siç u theksua nga studiuesit australianë, Ivermectin është një ilaç antiparasitik që është provuar te jete i efekteshem (gjithnjë in vitro) kundër një game të gjerë virozash përfshirë virusin HIV, Dengue, Influenza dhe Zika.

Ivermectin është gjerësisht i disponueshëm ndërkombëtarisht, gjithashtu dhe falë përfshirjes në listën e barnave thelbësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Hulumtimi u përfshi në revistën Antiviral Research, botuar nga Elsevier