Lagni një garze të paster në ujë të ftohtë , shtrylleni ate duke nxjerrë ujin e tepërt dhe më pas lagni zonat si sqetullat, këmbët, duart dhe ijët për të ulur temperaturën. Gjithashtu, mund të vendosni kompresat e lagura si me uje ashtu dhe me uthull te holluar ne uje , mbi ballin e te semurit si dhe ne pjesën e pasme të qafës. Natyrisht qe kompresat duhet qe here pas here te rilagen pas disa minutash. Kjo metode është dobishme kur kemi temperature të lartë pasi ndihmon për të mbajtur nën kontroll temperaturën. Ju gjithashtu mund të bëni një dush në ujë të vakët për të relaksuar trupin tuaj vetem ne rastet e temperatures shume te larte . Të bësh dush, megjithatë, mund të mos jetë një ide e mirë sepse mund te ftoheni , por gjithesesi kur temperatura eshte alarmante eshte i nevojshem pasi e zbret ate . Gjithashtu duhet te rrini shtrire e te pushoni as sa të jetë e mundur se ndihmon trupin të luftojë sëmundjen. Shënim: Mos përdorni ujë shumë të ftohtë pasi mund të shkaktojë rritjen e temperaturës së brendshme të trupit. 2. Borziloku Borziloku është një barishte efektive për të ulur temperaturen. Kjo barishte është po aq e efektshme sa shumë lloje të antibiotikëve në treg. Karakteristikat e tij shëruese do të ndihmojnë në uljen e temperatures shpejt. Ziejini së bashku 20 gjethe borziloku dhe një lugë çaji xhenxhefil të grimcuar në një gotë ujë, derisa masa të zvogëlohet e te avulloje per gjysmë. Shtoni pak mjaltë dhe pijeni këtë çaj dy ose tre herë në ditë për tre ditë.
Pegatisni një çaj duke përzier një lugë çaji borzilok me një lugë çaji piper në një filxhan me ujë të valuar. Ziejeni për pesë minuta, dhe pastaj kullojeni dhe pini çajin. Pijeni atë dy ose tre herë në ditë derisa të rikuperoheni plotësisht.