1. Të bardhat e vezëve
Te pasura me vitamine A, te bardhat e vezeve thajne ne menyre te efekteshme lekuren , tonifikojne dhe forcojne lekuren e yndyrshme
- Ferkoni dhe perhapnni një të bardhë veze deri sa të thahet në lëkurën tuaj. Lëreni që të thahet dhe më pas e lani me ujë të ngrohtë. Bëni këtë veprim dy herë në javë.
- Merrni të bardhën e një veze, shtoni lëngun e nje gjysem limoni dhe përzieni mirë. Aplikojeni përzierjen në fytyrën tuaj, lëreni atë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Kjo do të forcojë lëkurën dhe do te thithe vajin e tepërt.
2. Lëng limoni
Lëngu i limonit është një burim i mirë i acidit citrik që funksionon si një astringent. Ai gjithashtu ka veti antiseptike që mund të lehtësojnë njollat e lëkurës dhe të rivendose ekuilibrin e pH të lëkurës.
1. Përzieni një lugë çaji lëng limoni të freskët me një gjysmë lugë çaji ujë të distiluar. Aplikojeni atë në lëkurën tuaj duke përdorur një tampon pambuku.
Lëreni të qëndrojë për 10 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Lëngu i limonit mund të thajë lëkurën tuaj, kështu që aplikoni ndonje krem hidratues pa vaj më pas. Bëni këtë një herë në ditë.
2. Përzieni një lugë gjelle lëng limoni, një gjysmë lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjelle qumësht. Aplikojeni këtë pastë në fytyrën tuaj dhe lëreni atë për 10 deri 15 minuta para se ta lani me ujë të ftohtë. Nëse bëhet një herë në ditë, ky ilaç do t'ju japë rezultate pozitive brenda një jave.

