1. Uthulla e mushtit te molles


Uthulla e  mushtit te molles është një zgjidhje e mrekullueshme për dhimbjen e  fytit. Ajo posedon veti anti-bakteriale, si dhe veti të ndryshme shëruese që ndihmojnë në largimin e baktereve dhe forcojnë sistemin imunitar për të luftuar infeksionin.


  • Përzieni një deri në tre lugë uthull molle në një filxhan me ujë të ngrohtë.



  • Beni gargarë me këtë perzierje disa herë në ditë për dy deri në tre ditë rresht.



  • Ju gjithashtu mund të perdorni nje pije te thjeshte te pergatitur,

duke shtuar një lugë gjelle uthull molle dhe nje luge gjelle mjalt në një gotë të vogël me ujë të ngrohtë. 


  • Pini këtë pije dy herë në ditë për disa ditë derisa të ndjeheni më mirë.


2. Spec djeges i kuq pluhur




Speci djeges i kuq është një ilaç tjetër natyral shumë efektiv për fytin.
 Kjo perime e fortë ka veti anti-inflamatore, si dhe antibakteriale që do të ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe luftimin e rritjes së baktereve që shkaktojnë dhembje në fyt. 

Kompleksi i quajtur capsaicin në specin djeges  gjithashtu ndihmon në flakjen jashtë trupit te toksinave dhe agjentëve të tjerë që shkaktojnë infeksion .



  • Përzieni së bashku një të katërtën e nje luge çaji pluhur speci djeges, me një lugë gjelle mjaltë dhe tre thelpinj  hudhër të grirë. 



  • Konsumoni një gjysmë lugë çaji të kësaj përzierje çdo gjysem ore ose cdo  një orë, disa herë në ditë. 
  • Shmangni pirjen e ujit menjëherë pas marrjes së kësaj përzierje.



  • Përndryshe, shtoni një lugë çaji spec djeges te grire pluhur dhe një lugë gjelle lëng limoni në një gotë me ujë të nxehtë. 



  • Beni gargarë me këtë pije disa herë në ditë. 

Perdorni këtë kure për një deri në dy ditë për të vërejtur një përmirësim të madh në gjendjen tuaj.