Me vetitë e tij natyrore anti-inflamatore, xhenxhefili është një kure shumë efektive në shtëpi për gripin e stomakut. gjithashtu, xhenxhefili është një antiviral natyral që do të ndihmojë në luftimin e virusit që shkakton gripin.
Kjo bime do të ndihmojë tretjen, dhe do t'ju japë lehtësim nga provokimi i të vjellave, ngërçit te barkut dhe fryrjeve.
Do të ndihmojë gjithashtu në uljen e shpeshtësisë së jashtëqitjeve të lirshme ( hubjen e lengjeve ).
- Ziejeni një lugë çaji xhenxhefil pluhur në 1,5 gote ujë të nxehtë.
- Mbulojeni dhe lëreni të kulloje për rreth 10 minuta.
- Kullojeni këtë çaj ngadalë.
- Pini atë disa herë në ditë derisa të ndjeheni më mirë.
Ju madje mund të përtypni një pjesë të vogël të rrënjës së xhenxhefilit të freskët disa herë në ditë për të qetësuar stomakun.
Shënim: Personat me presion të lartë të gjakut duhet të shmangin perdorimin e xhenxhefilit.
2. Nenexhiku
Nenexhiku është një bime tjetër që përdoret gjerësisht për të luftuar gripin e stomakut. Ajo eshtë një karminativ dhe përmban veti antispazmatike që ndihmojnë në shpërndarjen e gazit dhe frurjeve si dhe ju japin lehtësim nga dhimbjet e stomakut dhe zorrëve.
- Shtoni një lugë çaji gjethe nenexhik të njome në një filxhan me ujë të valuar.
- Lejoni që të leshoje lengun dhe ngjyren për 10 minuta, me pas kullojeni dhe prisni te ftohet .
Pini këtë çaj bimor katër ose pesë herë në ditë midis vakteve për dy deri në tre ditë.


