1. Mjaltë
Mjalti është i njohur për të forcuar sistemin imunitar dhe ndihmon në uljen e simptomave të gripit të zakonshëm. Ai gjithashtu ka veti antibakteriale dhe antimikrobike që mund të shpejtojnë procesin e shërimit.
  • Thjesht merrni një lugë gjelle mjaltë me një gotë ujë disa herë në ditë.

  • Përzieni një lugë gjelle mjaltë në një filxhan uji të nxehtë. Nëse dëshironi, shtoni disa pika lëng limoni. Kjo pije qetësuese do të promovojë rrjedhën e mukusit dhe do të ndihmojë në uljen e acarimit dhe gervishtjes në fyt. Pijeni dy ose tre herë në ditë.

  • Përzieni sasi të barabarta mjalti dhe lëng qepe. Konsumoni një lugë çaji nga kjo përzierje tri herë në ditë, derisa të zhduket gripi.
  • Mund të kombinoni edhe një lugë çaji mjaltë me lëngun e nxjerrë nga 10 deri në 15 gjethe të freskëta borzilok. Merrni këtë një herë në ditë.


Shënim: Mjalti nuk duhet t'u jepet fëmijëve nën moshën 1 vjeç.
 
2. Limon
Limoni ka veti antibakteriale, antivirale, antifungale dhe anti-inflamatore që punojnë së bashku për të dobësuar virusin e gripit në trup, si dhe simptomat e tij të bezdisshme.

  • Shtrydhni një limon në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni atë. Bëni këtë tre ose katër herë në ditë derisa simptomat tuaja të zbehen.
  • Shtoni lëngun e një limoni të vogël dhe një lugë gjelle  mjaltë dhe rum në një filxhan me ujë të valuar. Lëreni të qendroje për disa minuta. Pini këtë pije të nxehtë dy herë në ditë për disa ditë.

  • Vendosni një limon të copëtuar (si lëkurën ashtu edhe pulpën) në një filxhan me ujë të valuar. Lëreni të leshoje lengun për pesë minuta dhe më pas thithni avullin dhe pijeni këtë limonadë të nxehtë tre ose katër herë në ditë derisa simptomat tuaja të ndërpriten.
  •