Gjithashtu ai eshte nje kure dhe  ilaç natyral për astmën, bronkitin, djersitjen e tepërt të këmbëve, gingivitin, etj. Ofron qetësi në rast stresi, rraskapitjeje dhe ankthi.

 Salvia officinalis ose ndryshe sic e njohim ne sherebela  është një bimë e familjes Labiate. E pasur me estrogjen natyral efektiv në rregullimin e ciklit dhe zbutjen e efekteve të menopauzës 


sherebela përdoret për të nxjerre prej saj një vaj esencial që përdoret për të trajtuar të gjitha pabarazitë e traktit gjenital të femrës, nga menstruacionet e parregullta deri në sindromën paramestruale, si dhe afshet e nxehta ose nervozizmin në menopauzë.

 Nga pikëpamja emocionale, vaji esencial i sherebeles mund te përdoret në rast të crregullimit nervor, zgjon imagjinatën dhe frymëzimin. 

Gjithashtu i përshtatshëm për trajtimin e astmës, alopecisë,  stomatitit dhe gingivitit, djersitjes së tepërt, megjithatë, ky vaj esencial është kundërindikuar në shtatzëni, ushqyerje me gji, tek fëmijët e vegjël ose tek ata në rrezik të epilepsisë ose konvulsioneve.

 Rekomandimi për ata që e përdorin është të përdorin vaj esencial të sherebelës në doza të ulëta. 


Ne rastet e crregullimeve  hormonale, ose menopauzes.

 Ju mund të përzieni disa pika vaj esencial të sherebelës me një lugë vaj bajame të ëmbël dhe me te te masazhoni trupin. Kjo do të ndihmojë dhe lehtësojë problemet që lidhen me cregullimet dhe pabarazitë hormonale si celulitin, alopecinë,  sindromën paramenstruale, ngërçet menstruale por edhe flushet e menopauzës.

Ne rastet e  Gingivitit, stomatitit.

Në një gotë ujë shtoni 5 pika vaj esencial të sherebelës dhe me te beni gargarë gojes, por mos e pini ate. 

Astma, bronkiti 


Përgatitni nje ene me uje te nxehte duke shtuar ne te 5 pika vaj esencial të sherebelës  dhe me ndihmen e nje peshqiri te hedhur ne koke thithni avullin e saj .

 Djersitje e tepruar e këmbëve

 Nëse këmbët djersiten shumë dhe  kjo gje mund të jetë një shkak i shqetësimit dhe bezdisjes tuaj atehere  vaji esencial i sherebelës mund të ju ndihmojë.

 Përgatitni një banjë per këmbë duke shtuar 15 pika vaj esencial të sherebelës në një legen të mbushur me ujë të nxehtë. Zhysni këmbët dhe qëndroni për një çerek ore. Përsëriteni çdo ditë.



 Stresi, rraskapitja.

  Mund të përhapni vajin esencial të sherebeles në dhomë, një pikë për metër katror, ​​thithja e aromës së tij mund t'ju ndihmojë të perballoni periudha nervozizmi, stresi, ankthi, rraskapitje nervore.