MJEKSIA NEWS

Kur do të dalim nga kjo situatë? Kur do të jetë koronavirusi vetëm një kujtesë shumë e keqe edhe pse e pa harrueshme?



 Vendet e ndryshme  ne bote pyesin dhe pergatiten për skenarë të mundeshem,  për herë të parë  në Zvicër, fillohet ti jepet nje përgjigje kesaj pyetje te mundimshme.

 Edhe pse  me të gjitha masat e nevojshme te marra kudo ne mbare globin, dhe vështirësite,  më të ndërlikuara nga mungesa e një vaksine, e cila do të prezantohet në treg jo më herët se 12-18 muaj, pas gjykimeve dhe miratimeve përkatëse.


 Për herë të parë këtë javë, kreu i Divizionit të Sëmundjeve të Bartshme të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH) Daniel Koch bëri një parashikim në lidhje me përhapjen e sëmundjes .


"Supozojmë se situata duhet të jetë normale në fillim të verës." Një kohëzgjatje e përgjithshme prej rreth tre muajsh  pra, kryesisht e nënshkruar tashmë nga ekspertët. 

Por mbi bazën e  të dhënave objektive shkencore mund të arrijmë në një parashikim të tillë të saktë kohor ?




Ne ia drejtuam pyetjen profesor Guido Silvestrit, profesor dhe drejtor i departamentit të patologjisë në Universitetin Emory në Atlanta (SH.B.A.) dhe të Divizionit të Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Primate Yerkes si dhe autorin e dekalogut me titull "Optimizëm që vjen nga dija »Botuar të hënën e kaluar edhe në faqet e Corriere del Ticino 



«Kulmi dhe rënia, si epidemitë e tjera»

«Kjo epidemi pra COVID-19 nuk duhet të jetë shumë e ndryshme nga ndonjë epidemi tjetër e njohur» fillon Silvestri, duke shtuar: «Ajo duhet të arrijë një pllajë, një kulm, dhe pastaj të ulet, si ne një numër rastesh të reja dhe si ne një numër  te caktuar vdekjesh në ditë, të gjitha keto do te ndodhin brenda disa javësh.


"Unë do të hyj në meritat e vlerësimit duke thënë se ekzistojnë të paktën tre faktorë kryesorë që mund të kontribuojnë në këtë skenar që unë do të përcaktoja si" pozitiv "në fund të fundit. 

E para është izolimi i popullatës, i cili zvogëlon numrin e infeksioneve të reja. 

E dyta, e tëra për tu vlerësuar, është vendosja e imunitetit natyror kundër infeksionit COVID-19 në një pjesë të rëndësishme të popullatës.

 E treta, gjithashtu që duhet të konfirmohet, është sezonaliteti, që ne e dimë se vlen për koronaviruset e tjerë.


 Nga tre faktorët e listuar, vetëm imuniteti natyror në të vërtetë mund të na mbrojë nga një kthim i mundshëm i virusit më tej, në pritje të vaksinës: megjithatë kohëzgjatja e këtij imuniteti nuk dihet ende dhe duhet të monitorohet me kalimin e kohës ".


«Berja e tamponeve dhe testeve serologjike»

Silvestri vazhdon: «Për momentin, të mos kesh një vaksinë kundër COVID-19, mënyra e vetme për të vlerësuar sesi kanë vepruar këta faktorë në zvogëlimin e numrit të infeksioneve (dhe vdekshmërinë që pason) është të bësh teste  ne tapet , si në popullsine e përgjithshme dhe në zonat e ndryshme gjeografike të vendeve të veçanta, për të vlerësuar si gjendjen e infeksionit aktiv, përdorimin e tamponeve, dhe gjendjen e imunitetit të popullatës, përmes analizave serologjike.


 Nëse tregohet, përmes këtyre studimeve, që zvogëlimi i rasteve është shkaktuar nga izolimi ose sezonaliteti  me fjale te tjera  nese niveli i imunitetit te popullesise eshte i vogel - e vetmja strategji për të "rihapur cdo gje" për shembull ne rastin e Italise aq e prekur rëndë duhet të monitorojë rregullisht kthimin e mundshëm të virusit ne popullsi pra rastet e perseritura  në mënyrë që të jetë në gjendje të marrë masat e nevojshme në kohë. 


Nëse, nga ana tjetër, imuniteti natyror i pacientëve provohet të jetë i lartë, monitorimi do të duhet të përqëndrohet në vlerësimin e kohëzgjatjes së imunitetit me kalimin e kohës ".