Sistemi imunitar i njeriut është një mekanizëm shumë kompleks dhe gjithashtu është shumë i vështirë për t’u kuptuar. Kohët e fundit kemi mësuar shumë gjëra në lidhje me të, por shumë ende mbeten për t'u zbuluar.


Qëllimi i tij, me një fjalë, është tëna mbroje nga sëmundjet: si nga ato që vijnë nga agjentë të jashtëm, siç janë viruset dhe bakteret, ashtu edhe nga ato që zhvillohen nga brenda, shumë shpesh për shkaqe mjaft misterioze.

Shtatë këshilla për të forcuar sistemin tuaj imunitar menjëherë

Sistemi imunitar mund të ndahet në dy fusha ose lloje: 
1) të lindura dhe 2) adaptive.


E para përbëhet nga ato mekanizma mbrojtës që përbëjnë një pengesë që të gjithë kemi kundër agresioneve të jashtme: lëkura, qerpikët, aciditeti i stomakut. Mund të përkufizohen si jo specifik dhe jo te zgjedhshem.

Tjetri përfshin mekanizma selektivë të reagimit ndaj agresioneve specifike dhe ka si protagonistë  antitrupat dhe linfocitet .



Cfarë mund të bëjmë për ta mbajtur sistemin tonë imunitar të efektshëm?


Gjëja themelore është të mirëmbani një stil jetese të shëndetshëm: është çështje e adoptimit të sjelljeve të zakonshme, e jo të njëanshme, për shembull në aspektin e dietës ose ushtrimeve fizike.

Më konkretisht:

Nje. Ushtrime te  rregullta. Një ushtrim i vogël çdo ditë, për shembull një shëtitje e shpejtë për gjysmë ore, është e shkëlqyeshme për sistemin imunitar, sepse është gjetur të jetë imuno stimulant.

Sidoqoftë, nuk duhet të ekzagjerojmë, sepse ushtrimi fizik tepër intensiv dhe tepër i zgjatur mund të jetë negativ për sistemin imunitar.

Dy. Stresi. Stresi ben keq, sepse gjeneron prodhimin e tepërt të kortizolit, i cili depresionon sistemin imunitar. Meditimi mund të jetë një mjet efektiv për të luftuar stresin.

Tre. Gjumi dhe rikuperimi. për një sistem të mirë imunitar është e rëndësishme të beni gjumin e duhur dhe të rikuperoni siç duhet pas lodhjes.

Katër. Respektoni rregullat e higjenës normale dhe të zakonshme: për shembull lani duart shpesh dhe ajrosni  shtëpinë.


Pesë. Jini pozitiv dhe optimist. Mendja është e fuqishme: nëse ne priremi të shohim gjithçka të zezë, sistemi imunitar nuk e merr atë mirë.

Gjashtë. Merrni sasinë e duhur të vitaminës C dhe vitaminës D.




Shtatë. Hani në një mënyrë të moderuar dhe të larmishme, me shumë fruta dhe perime.