Intervistë me Francesco Broccolo, profesor i Mikrobiologjisë Klinike të Departamentit të Mjekësisë dhe Kirurgjisë së Universitetit të Milano Bicocca
Ne nuk jemi të parmatosur kundër përhapjes së infeksionit koronavirus Sars-Cov-2. Covid-19 është shumë ngjitëse, por karakterizohet nga simptoma që ndryshojnë në intensitet dhe ashpërsi, madje edhe në nivelin e frymëmarrjes. "Spektri i manifestimeve klinike", shpjegon Francesco Broccolo, virolog dhe profesor i Mikrobiologjisë Klinike të Universitetit Milano-Bicocca, "shkon nga të qenit asimptomatik në një ftohje të thjeshtë deri edhe probleme serioze të frymëmarrjes".
Njerëzit qe kane rezultuar pozitive me proven e tamponit mbesin në shtëpi në karantinë.
Kjo varet nga simptomat. Në format më të lehta ka rrjedhje hundesh me erë të keqe, një ndjesi i te ndjerit keq ne pergjithesi, dhimbje koke, konjuktivit, dhe dalje lotesh.
COVID-19 sidoqoftë gjithmonë shfaq dhe manifeston ethe dhe temperature e cila mund të ndryshojë nga 37.2 në 39. Prandaj mund të ketë përfshirje të traktit respirator me një kollë të thatë.
Në disa raste - rreth 15% - ndodh edhe diarre - për këtë arsye dyshohet se rruga e transmetimit nuk është vetëm gojore, por edhe fekale-orale.
Nëse infeksioni përfshin alveolat pulmonare, krijohet një inflamacion i dhunshëm i cili kompromenton shkëmbimin e gazit (oksigjen-dioksid karboni) duke dhënë vështirësi në frymëmarrje, frymëmarrje (dispne).
Kur mund te kryhet testi me tampon per Covid-19?
Kandidati për tampon duhet të ketë të paktën disa nga këto simptoma, frymëmarrje dhe kontakt me një person pozitiv. Nëse nuk ka dispne dhe nuk ka kontakt me një pozitiv, nuk është i dyshuar, por kryhet një karantinë fiduciale domethene ne besueshmeri.
Si trajtohen simptomat në shtëpi?
Në shtëpi mund të përdorni antipiretik, [ Antipiretik është një ilaç ose nje kure bimore që zvogëlon ose lehtëson ethet dhe temperaturen. ] por vetëm nëse temperatura është mbi 38 gradë sepse temperatura është mekanizmi i parë i mbrojtjes imunitare që shërben për të bllokuar përsëritjen e virusit. Edhe kolla e thatë nuk duhet të blokohet e shuhet, sepse ndihmon në dëbimin dhe nxjerrjen jashte te virusit.
Si funksionojnë gjaku dhe sistemi imunitar?
Kur është i nevojshëm shtrimi në spital?
Nëse përveç simptomave ka vështirësi në frymëmarrje, mund të ofrohet shtrimi në spital në një repart të sëmundjes infektive dhe, në rastet më serioze, në kujdesin intensiv. Sidoqoftë, duhet të konstatohet nese nuk behet fjale per sulm paniku.
Shumë paciente thërrasin duke kërkuar tamponin për simptomat e frymëmarrjes, por me ane te vezhgimit shëndetësor rezulton se ato ndodhin për shkak të një gjendje ankthi.
Cili është shkaku i rendimit me Covid-19 ?
Nga prania e pneumonisë.
Radiografite por mbi të gjitha skaneri CT, tregon një prani inflamatore në nivelin e mushkërive, e ngjashme nese duhet te bejme nje krahasim me xhamin e mprehur, për shkak të pranisë së një eksudati, i cili eshte një lëng intersticial për shkak të reagimit të dhunshëm imunitar i cili shkakton një inflamacion të fortë.
Virusi shkatërron qelizat e alveolave të mushkërive në lobet e poshtme dhe bën thirrje për ardhjen e qelizave imune masivisht për të riparuar dëmin. Kështu formohet një infiltrat inflamator i cili prodhon një eksudat në nivelin e interstices që zvogëlon aftësinë e frymëmarrjes dhe jep një imazh tipik.
Studimet e fundit tregojnë se scaneri është më i ndjeshem se rrezet X radiografite për të zbuluar edhe fazat e hershme.
Cfarë trajtimesh ka?
Terapia është oksigjenimi i gjakut me ventilim të asistuar . Ne i japim oksigjen që pacienti të rikuperojë dhe rindërtojë indet e tij të mushkërive për shkëmbimin e gazrave (oksigjen-dioksid karboni). Natyrisht që duhen javë për të riparuar dëmin.
Si funksionon sistemi i frymëmarrjes?
A ka ndonjë ilaç efektiv?
Nuk ka ndonjë antiviral specifik për të shkatërruar virusin, por Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka autorizuar tre ilaçe: remdesivir dhe dy të tjera (lopinavir dhe ritonavir) të përdorura në HIV.
Në testet laboratorike, , kanë treguar se bllokojnë koronavirusin.
Pastaj ekziston kloroku,clorochina i përdorur për 70 vjet si një antimalarial. Nuk ka asnjë lidhje me koronavirusin, por është një imunomodulator që, në artritin reumatoid, bllokon një pompë qelizore që nxjerr jashe ilaçet.
Përdorimi është pra për të rritur efektivitetin e antiviraleve duke parandaluar eliminimin e tyre. Ato mund të përdoren sepse Covid-19 shkakton shkatërrimin e indeve, por edhe tërheqjen e lëngut. Kortizoni qetëson, zbut këtë reagim të dhunshëm imunitar.
A janë efektive këto trajtime?
Studimet janë ende në vazhdim. Spitali Spallanzani ne Rome fillimisht u dha antiviral dy qytetareve te pare kinezë qe u infektuan, por gjithashtu dhe mbi të gjitha ju ofrua ndihme me anen e oksigjenit.
Deri më tani nuk e dimë se cili është efektiviteti i tyre i vërtetë edhe tek pacientët që e kanë bërë atë.
Në Kinë ata gjithashtu përdorën plazmën "Ideja është që të injektohen antitrupat e zhvilluar nga ata që janë rikuperuar, por nuk e di sa efektive është në një pacient që vazhdon të prodhojë viruse."
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), ekzistojnë 70 ilaçe potencialisht efektive kundër Covid-19.
- Home-icon
- Mjekesia News
- _Lajme Shëndetësore
- _Studime & Zbulime
- _Sëmundje & Epidemi
- _Këshilla të Shpejta
- _Ushqimi & Shëndeti
- Detoks
- Mjekesia Alternative
- _Mjekësia Kineze
- _Ayurveda
- _Homeopatia
- _Fitoterapia
- _Naturopatia
- _Terapitë Energjike
- _Akupunktura
- Semundjet A-Z
- Mjekesia Popullore
- _Kurime Popullore
- _Bimë Mjekësore
- _Çajra & Përzierje
- _Kompresa & Vajra
- _Receta të Vjetra Shqiptare
- _Këshilla të Gjysheve
- Ushqimi & Dieta
- _Dieta të Shëndetshme
- _Ushqime që Shërojnë
- _ Superfoods
- _Ushqime që Duhet Shmangur
- _Receta të Shëndetshme
- Simptomat
- _Dhimbjet
- _Temperatura & Ethe
- _ Probleme me Frymëmarrjen
- _Probleme me Lëkurën
- _ Probleme me Tretjen

