Mjeksia News
Ne te vertete do te duhen muaj per ta eksperimentuar ne qeniet njerezore. Po ecet ne rrugen e duhur persa i perket ilacit te pare qe mund te sulmoje koronavirus Sars CoV2
Behet fjale per një antitrup monoklonal, i specializuar në njohjen e proteinave që përdor virusi për të sulmuar qelizat e frymëmarrjes njerëzore.
Hulumtimi është publikuar në faqen e internetit BioRxiv nga grupi i Universitetit Hollandez të Utrecht i udhëhequr nga Chunyan Wang.
Studiuesit i thanë BBC-së se do të duhen muaj përpara se ilaçi të jetë në dispozicion sepse do të duhet të testohet për përgjigje mbi sigurinë dhe efikasitetin.
Duke u lidhur me proteinën Spike, e cila gjendet në sipërfaqen e koronavirusit, antitrupi monoklonal e parandalon atë të bashkojë qelizat dhe në këtë mënyrë e bën të pamundur që virusi të depërtojë brenda tyre për tu riprodhuar. Për këtë arsye, studiuesit janë të bindur se antitrupi ka potencial të rëndësishëm "për trajtimin dhe parandalimin e Covid 19".
Studiuesit tashmë po punonin në një antitrup të Sars kur shpërtheu epidemia Covid-19 ose Sars2 dhe kuptuan se antitrupat efektivë kundër sëmundjes së parë mund të bllokojnë edhe të dytën.
Studimet janë ende në vazhdim e sipër dhe antitrupi duhet t’i nënshtrohet një testimi shumë të rreptë, por studiuesit shpresojnë të bindin një kompani farmaceutike për ta prodhuar atë.
E gjithë kjo, sipas shkencëtarëve të Utrecht, do të marrë shumë më pak kohë sesa krijimi i një vaksine për koronavirusin e ri.
Marre nga ansa.it
link
- Home-icon
- Mjekesia News
- _Lajme Shëndetësore
- _Studime & Zbulime
- _Sëmundje & Epidemi
- _Këshilla të Shpejta
- _Ushqimi & Shëndeti
- Detoks
- Mjekesia Alternative
- _Mjekësia Kineze
- _Ayurveda
- _Homeopatia
- _Fitoterapia
- _Naturopatia
- _Terapitë Energjike
- _Akupunktura
- Semundjet A-Z
- Mjekesia Popullore
- _Kurime Popullore
- _Bimë Mjekësore
- _Çajra & Përzierje
- _Kompresa & Vajra
- _Receta të Vjetra Shqiptare
- _Këshilla të Gjysheve
- Ushqimi & Dieta
- _Dieta të Shëndetshme
- _Ushqime që Shërojnë
- _ Superfoods
- _Ushqime që Duhet Shmangur
- _Receta të Shëndetshme
- Simptomat
- _Dhimbjet
- _Temperatura & Ethe
- _ Probleme me Frymëmarrjen
- _Probleme me Lëkurën
- _ Probleme me Tretjen

