Ndryshimi mes hashashit, marijuanës dhe kanabisit?





Hashashi dhe Marijuana  edhe pse të ndryshme, nxirren nga e njëjta bimë e cila quhet  kanabis sativa.  
Marijuana prodhohet nga korrja e kanabisit e cila  thahet . Pas tharjes ajo është gati për përdorim. 
Hashashi prodhohet duke korrur kanabisin dhe duke tharë “Boçet” gjithashtu  mblidhen nga ajo disa fije te holla rëshire, e cila  filtrohet  me makineri ose me dore dhe duke e shtypur këtë rëshirë në pluhur deri sa bëhët  një masë ngjitese   kjo masë e krijuar shtypet duke formuar topa apo kuba të vegjël që janë gati për përdorim.
 hashashi dhe marijuana nuk jane te ndryshem nga perdorimi  por nivelet e THC-së (substancës narkotike) në hashash janë shumë më të medha.

Hashashi krijon vartësi psikologjike e cila mund te përkthehet në dëshirë për ta konsumuar ate  përsëri.
   Konsumimi i shpështë i hashashit, sidomos tek moshat e reja krijon pas disa kohësh vartësi fizike dhe psikologjike. 
Kjo sepse trupi është mësuar me efektin e kanabisit. Kjo krijon probleme fizike të paktën për dy javë pasi e lë. Normalisht që nuk krahasohet me efektet e heroinës apo metamfetaminës por, edhe pse kjo pikë është e debatueshme, konsumimi i shumtë i hashashit mund të çojë në përdorimin e drogave më të forta.
Efektet e dëmshme të hashashit në organizëm.
Efektet e menjëherëshme.
  • Funksionim i keq i memorjes.
  • Vështirësi në kuptim.
  • Vështirësi për të menduar kthjellët dhe zgjidhjen e problemeve që mund të dalin.
  • Rriten të rrahurat e zemrës.
  • Ankth
  • Koordinim i këq i trupit.
  • Paranoja.
  • Panik.
Efekte që dalin pas disa kohësh.
  • Humbje memorje.
  • Paaftësi për të gjykuar.
  • Nuk kupton mirë ambientin dhe gjërat që e rrethojnë.
  • Sjellje agresive.
  • Probleme me frymëmarrjen
  • Vartësi nga hashashi.
Forca e këtyre efekteteve ndryshon sipas moshës. Tek adoleshentët përdorimi i hashashit është shumë i dëmshëm sepse është një organizëm akoma ne formim (kjo vlen edhe për alkolin).