Gratë shtatzëna duhet të shmangin përdorimin e halave te pishes.

Ky shurup i kollës prej halave të Pishes është i dobishëm dhe qetësues kur kemi një fyt të thatë dhe të gërvishtur dhe na ndihmon në zbutjen e kollës.
PËRBËRËSIT
1 1/4 filxhan me ujë 300ml
1 filxhan hala të freskëta pishash 16g
1/2 filxhan mjaltë të papërpunuar 120ml
Pergatitja
Sillni ujin në vlim , pastaj në një gote hidhni brenda halat e pishave ku me pas mbulohen me uje . (Për një shurup më të fortë ju mund ti zieni halat e pishave se bashku me ujin për disa minuta .
Lëreni infuzin derisa sa të ftohet në temperaturën e dhomës, pastaj hiqni halat e pishës dhe ne te hidhni mjaltin.
Ruani sherupin te mbuluar me tape ne nje ene ose kavanoz në frigorifer ku mund ta mbani për 2-4 javë.
Si të përdoreni shurupin e kollës prej halave të pishës
Merrni një lugë gjelle (15ml) çdo dy orë sipas nevojës për të lehtësuar kollën, lehtësimin e mbingarkesës së gjoksit, ose për të zbutur fytin e thatë dhe të gërvishtur.
Ky shurup është i sigurt për fëmijët e moshave 2 vjec e siper, por sigurohuni që t'i jepni atyre një dozë më të vogël.

