Ju ndoshta kurrë nuk do ta kishit imagjinuar atë: shafrani i indise, i cili për shekuj me radhë është përdorur si një ngjyroses natyral dhe sapo të biem ne kontakt me te lëshon njodha të verdha, është i shkëlqyer për zbardhjen e dhëmbëve dhe efekti i tij vihet re qe në larjen e parë.
Në realitet, vetite zbardhuese nuk i dedikohn vetem shafranit , por kombinimit te tre përbërësve që me të vërtetë bëjnë nje mrekulli për gojën.
Përbërësit për kuren tonë për çngjyrosje në vetëm 3 minuta janë:
Shafrani i Indisë. Është një aromë e mrekullueshme me veti te panumërta (ka rreth 7000 studime shkencore mbi shafranin), ka veti kunder tumoriale, riparon trurin, forcon zemrën, përmirëson tretjen dhe nëse shtohet në mjaltë është një antibiotik i fuqishëm natyror dhe mund të përdoret gjithashtu për të zbardhur dhëmbët. Është gjithashtu i efekteshem për lehtësimin e dhimbjes së dhëmbëve dhe inflamimin e mishit të dhëmbëve, në sajë të vetive anti-inflamatore dhe antibiotike qe ka.
Vaji i kokosit. Ai po hyn gjithnjë e më shumë në shtëpitë tona falë karakteristikave të tij të fuqishme kurative të konfirmuara nga shumë studime shkencore: ushqen bakteret e mira të zorrëve, mbron shëndetin kardiovaskular, anti-ulçerë, anti-inflamator, përmirëson absorbimin e lëndëve ushqyese.
Vaji i kokosit është i dobishëm për dhëmbët për shkak të efektit të tij të zbardhjes së thellë, redukton pllakën, e dezinfekton zgavrën e gojës falë vetive antibakteriale, antivirale dhe antifungale, zvogëlon ndjeshmërinë e dhëmbëve dhe ndihmon ne zgjidhjen e problemit te eres se keqe te gojes. Vaji i kokosit gjithashtu lehtëson thithjen (absorbimin) e kalciumit nga trupi duke ndihmuar në zhvillimin e dhëmbëve të fortë.
Bikarbonat natriumi. (soda e bukes ) Është nje kure e mirë në shtëpi për çdo gjë, dhe gjithashtu për dhëmbët. Në të vërtetë ajo është një gërryes i butë që ndihmon në heqjen e pllakës, neutralizimin e baktereve dhe largimin e njollave nga dhëmbët.
Përbërësit
4 luge caji, shafran Indie
3 lugë gjelle vaj kokosi
2 luge caji , sode buke
Pergatitja
Në një tas të vogël hidhni shafranin e Indisë dhe bikarbonatin, përzieni dhe pastaj shtoni ne te vajin e kokosit. Me një luge përziejini mirë të gjithë përbërësit derisa të keni një paste të ngurte homogjene ngjyrë portokalli. Doza është e mjaftueshme për rreth 6 aplikime.
Lyeni furçën e dhëmbëve me këtë përzierje dhe lani dhëmbët për 2 minuta. Pastaj shplani gojën mirë me ujë.
Shënim: mos e përdorni çdo ditë pasi efektet abrazive (gerryese) me përdorim të zgjatur mund të dëmtojnë smaltin dhe mishrat.
- Home-icon
- Mjekesia News
- _Lajme Shëndetësore
- _Studime & Zbulime
- _Sëmundje & Epidemi
- _Këshilla të Shpejta
- _Ushqimi & Shëndeti
- Detoks
- Mjekesia Alternative
- _Mjekësia Kineze
- _Ayurveda
- _Homeopatia
- _Fitoterapia
- _Naturopatia
- _Terapitë Energjike
- _Akupunktura
- Semundjet A-Z
- Mjekesia Popullore
- _Kurime Popullore
- _Bimë Mjekësore
- _Çajra & Përzierje
- _Kompresa & Vajra
- _Receta të Vjetra Shqiptare
- _Këshilla të Gjysheve
- Ushqimi & Dieta
- _Dieta të Shëndetshme
- _Ushqime që Shërojnë
- _ Superfoods
- _Ushqime që Duhet Shmangur
- _Receta të Shëndetshme
- Simptomat
- _Dhimbjet
- _Temperatura & Ethe
- _ Probleme me Frymëmarrjen
- _Probleme me Lëkurën
- _ Probleme me Tretjen

