Një perzierje dhe pije prej xhenxhefilit është e lehtë për t'u bërë dhe është e mrekullueshme për trajtimin:
Ne rastin e përzierjes te se vjellave
gripit ose trazirave të stomakut
kongjestionit (shqetesim i aparatit gastrointestinal)
të dridhurave ose etheve
Për shkak se kjo perzierje është e koncentruar , juve ju nevojiten disa pika here pas here që të jetë e efekteshme ,dhe mos te ju rendoje ne stomak duke e bërë shumë më të lehtë perdorimin .
Përzierja e disa pikave nga ky leng me një lugë mjaltë e bën pajtueshmërinë e pacientit shumë më të lartë!
Për te pergatitur këtë pije do t'ju duhet:
xhenxhefil
alkool ushqimor (të tilla si vodka ose rakia)
Xhenxhefilin, ju mund ta përdorni ne forme pluhuri ose te grini rrënjet e thata ose rrënjët e freskëta .
Asnjë mase e saktë nuk mund te jepet në këtë recetë, sepse është plotësisht e përcaktuar nga sa xhenxhefil ju perdorni.
Nëse përdorni xhenxhefil të thatë: Mbushni një kavanoz rreth 1/4 e kavanozit me xhenxhefil .
Hidh vodka (ose raki) mbi të deri sa ta keni pothuajse të mbushur plot.
Taposeni, shkundeni dhe ruajeni në një vend të freskët dhe të errët për disa javë, duke e tundur në mënyrë periodike here pas here gjate kohes se qendrimit .
Pas 4-6 javëve, kullojeni dhe futeni ne nje shishe (ene qelqi ) te vogel . Afati i ruajtjes së kësaj tinkture është të paktën një deri në dy vjet, dhe jo më gjatë.
Nëse përdorni rrënjë të freskët: Mbushni një kavanoz afërsisht 1/2 deri në 3/4 me xhenxhefil të copëtuar. Hidh vodka ose raki deri sa te mbulohen . Mbylleni me një kapak dhe shkundeni mirë dhe ruajeni në një vend të errët për rreth dy javë, duke e tundur në mënyrë periodike.
Pas dy deri tre javëve, kullojeni dhe ruani tinkturën e xhenxhefilit në një vend të freskët dhe të errët. Kohezgjatja e e skadimit është një vit ose pak më shumë.
dozimi:
Doza e përgjithshme e rekomanduar për të rriturit është deri në tre pikatore plot ne dite , tri herë në ditë, domethone cdo here ne cdo vakt nga nje pikatore plot .
Tek fëmijët doza e sugjeruar eshte rreth 3 deri 5 pika ne cdo vakt varet dhe nga pesha .
Mire eshte qe femijeve ti fillohet nje dozim gjithmone me i vogel.
Mbani mend: Kjo është një kure e mire popullore e bere në shtëpi edhe për rastet mërzitjes ose stresit ,por nese problemi vazhdon kërkoni këshillën e mjekut tuaj shëndetësor.
- Home-icon
- Mjekesia News
- _Lajme Shëndetësore
- _Studime & Zbulime
- _Sëmundje & Epidemi
- _Këshilla të Shpejta
- _Ushqimi & Shëndeti
- Detoks
- Mjekesia Alternative
- _Mjekësia Kineze
- _Ayurveda
- _Homeopatia
- _Fitoterapia
- _Naturopatia
- _Terapitë Energjike
- _Akupunktura
- Semundjet A-Z
- Mjekesia Popullore
- _Kurime Popullore
- _Bimë Mjekësore
- _Çajra & Përzierje
- _Kompresa & Vajra
- _Receta të Vjetra Shqiptare
- _Këshilla të Gjysheve
- Ushqimi & Dieta
- _Dieta të Shëndetshme
- _Ushqime që Shërojnë
- _ Superfoods
- _Ushqime që Duhet Shmangur
- _Receta të Shëndetshme
- Simptomat
- _Dhimbjet
- _Temperatura & Ethe
- _ Probleme me Frymëmarrjen
- _Probleme me Lëkurën
- _ Probleme me Tretjen



