Fjetja e tetë orëve në ditë është shumë e rëndësishme për mirëqenien tonë psikofizike. Mungesa e gjumit, në fakt, mund të shkaktojë stres, përqendrim të dobët, agresion, nervozizëm, hallucinacione dhe të sjellë dëme edhe më serioze.
Çfarë ndodh nëse nuk flihet? Truri ster mundohet dhe dëmtohet
Nëse nuk flihet, truri ynë do ta kete më të vështirë qe te funksionoje në mënyrë te efekteshme. Truri ka nevojë për energji në mënyrë që të jetë performativ më së shumti dhe, nëse është i privuar nga pushimi i nevojshëm, do të duhet ta kompensojë atë me përpjekje të tepruara.
Mungesa e gjumit, në afat të gjatë, mund të sjellë dëmtime serioze për të njëjtat neurone që kanë nevojë të paktën 8 orë gjumë në ditë për të qenë në gjendje të funksionojnë siç duhet. Ripërtëritja qelizore mund të bllokohet pa energjinë e nevojshme, duke përshpejtuar vdekjen e qelizave të trurit dhe ngadalësimin e zëvendësimit të tyre.
Mos fjetja sjell probleme kujtese (memorje)
Ajo qe dëmtohet, nëse nuk flini, eshte memoria afatshkurtër dhe memoria afatgjatë.
Mungesa e pushimit ( gjumit) nuk na bën më të aftë për ruajtjen e informacionit, madje edhe për një periudhë të përkohshme . Si rezultat nuk do të kujtojmë më gjërat që na janë thënë, reflekset tona do të ngadalësohen dhe përqendrimi ynë do të bjerë në mënyrë dramatike.
Në nje afat kohor me të gjatë, mungesa e gjumit ndalon trurin për të konsoliduar informacionin e fituar, duke parandaluar kështu që të mos kujtojmë gjëra të reja ose të sapo mësuara.
Çfarë ndodh nëse nuk fle? Një rënie e mprehtë e vëmendjes
Lodhja është armiku numër një i përqendrimit. E pamundur të mendoni se mund ta mbani vëmendjen tuaj aktive nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm. Mungesa e gjumit na pengon që të jemi të hapur ndaj stimujve të jashtëm
Pa fjetur, humbet aftësia për të planifikuar
Nëse nuk flini mjaftueshëm, nuk jeni më në gjendje të planifikoni asgjë. Truri do të jetë në vështirësi serioze dhe nuk do të jetë më në gjendje të vendosë vetë oraret dhe prioritetet, duke u ndalur vazhdimisht pa qenë në gjendje të marrë një vendim.
Ne nuk do te jemi me në gjendje të riprogramojmë, të jemi fleksibël, të kuptojmë se çfarë është më e mira për ne në një kohë të caktuar ose në një situatë të caktuar ... Sigurisht që është më mirë të mos gjendesh kurrë në një situatë të ngjashme!
Nëse nuk fle, perceptimi i rrezikut zvogëlohet
Mos fjetja mund të jetë shumë e rrezikshme për veten dhe për ata rreth nesh. Në fakt, mungesa e gjumit në mënyrë drastike zvogëlon perceptimin tonë të rrezikut.
Si rrjelloje mund te ndodhin incidente dhe aksidente të shkaktuara nga çrregullimet e vëmendjes për shkak të mungesës së gjumit, sidomos nëse jeni duke i dhene makines . Pakujdesia e shkaktuar nga lodhja mund të rrezikojë seriozisht një shofer si dhe pasagjeret qe mban ne bord ...
Çfarë ndodh nëse nuk flini: hallucinacione, agresion dhe nervozizem
Si pasojë e mungesës së gjumit jemi me te prekur ndaj nje gjendje agresioni, nervozizmi që mund të çojë në ankth, disorientim, paranojë dhe madje edhe hallucinacione!
Duke perfunduar ju keshillojme që menjëherë nese vuani nga pagjumesia te kerkoni ndihmen e specialistit perkates ne menyre qe te evitohet me e keqja.

