Më poshtë do te shpjegojmë se si të përgatisim një sapun të shkëlqyeshëm me karrota DIY, (te bere vete) shumë te efekteshem për të mbrojtur lëkurën dhe për të përmirësuar pamjen e saj.
Behet fjale per një sapun te përshtatshëm për çdo lloj lëkure, që mund të përdoret çdo ditë për të hequr trukun e fytyres , ose për të larë fytyrën. Ai ka veti të shkëlqyera antioksiduese, dhe gjithashtu mund të përdoret për të larë të gjithe trupin.
Perberesit
loading...
Ju keni nevojë për: 500
gram glicerinë, 400 ml vaj ulliri ekstra të virgjër, 300 ml vaj kokosi,
100 gram pure karrotash (te ziera dhe te shtypura), 200 ml ujë nga lengu i zier i karrotave , 1
lugë gjelle mjaltë të pastër dhe 10 pika vaj esencial të farave te karrotes.Pergatitja
Pritenini glicerinën në copa dhe ngrohni ne zjarr derisa të shpërndahet plotësisht. Hidheni në një enë qelqi dhe shtoni puren e karrotave si dhe ujin qe nxorret nga zierja e tyre , perziejeni ate mirë për të marrë një konsistencë te butë kremoze.
Shtoni pjesën tjetër të përbërësve dhe vazhdoni të përzierni derisa të perftohet një përzierje homogjene.
Derdhni përzierjen në format te cilet ju deshironi per sapunin tuaj ,kryesisht mund te jene forma plastike dhe lereni për të paktën 24 orë para se të hiqni ato nga format.
Mbeshtillni çdo sapun të karrotave në një letër të fortë dhe ruani në një vend të thatë.
Megjithëse kjo është një recetë mjaft e sigurt, ndërpritni përdorimin në rast të reaksioneve alergjike ose problemeve të tjera.

