Solaroad, pista e parë diellore (dhe ciklistike ) në botë hapet më 12 nëntor në Amsterdam, Holandë.
Dy mijë çiklistë kalojnë
përmes rrugës ciklistike me dy korsi që lidhin dy lagje periferike
(Krommenie dhe Wormerveer) në Amsterdam, kryeqyteti i Holandës. Mes udhëtarëve dhe studentëve, çiklizmi është mjeti më i shpejtë i transportit për të lëvizur.
Prej 12 nëntorit, një
pjesë e kësaj rruge e gjate 70 metra do të bëhet e famshme si segmenti i parë
në botë me panele diellore të integruara. Emri i
projektit është Solaroad dhe duket të jetë zgjidhje e përkryer për
mjedisin, sepse jo vetëm, në vetvete, mund te perdoret si një piste ciklistesh për
lëvizshmëri të qëndrueshme, me ndikim të ulët mjedisor, por përveç kësaj
është në gjendje të prodhojë energji elektrike në një mënyrë të pastër .
Segmenti eksperimental kushton rreth tre milionë euro, pothuajse tërësisht i mbështetur nga administratat lokale. Panelet
fotovoltaike janë bërë nga qeliza diellore kristalore të silikonit dhe
mbrohen nga një shtresë e tejdukshme e xhamit të shkrirë. 70 metrat e pistes diellore duhet të jenë në gjendje të mbulojë nevojat për energji elektrike të tre familjeve.
Jo
shumë, sepse panelet nuk mund të montohen në një pozicion të
përshtatshëm për të kapur dritën maksimale të mundshme dhe për të
siguruar performancë të lartë, por qëllimi është të përpiqen të
shfrytëzojnë një zonë që përndryshe do të ishte e mbuluar thjesht me asfalt.
Qëllimi është që të
arrihen 100 metra te pistes diellore dhe pastaj të provohet
të zgjerohet kjo ide edhe në seksionet e rrugëve tradicionale , ato që
janë akoma të kalueshme nga makina dhe automjete të tjera. Sipas
faqes zyrtare të Solaroad, nëse të gjitha rrugët në Shtetet e Bashkuara
te ishin të shtruara me panele diellore, vendi do të prodhonte tri herë me shume
energjinë që prodhon sot, me një ulje të emetimeve të CO2 prej 75
përqindesh.
- Home-icon
- Mjekesia News
- _Lajme Shëndetësore
- _Studime & Zbulime
- _Sëmundje & Epidemi
- _Këshilla të Shpejta
- _Ushqimi & Shëndeti
- Detoks
- Mjekesia Alternative
- _Mjekësia Kineze
- _Ayurveda
- _Homeopatia
- _Fitoterapia
- _Naturopatia
- _Terapitë Energjike
- _Akupunktura
- Semundjet A-Z
- Mjekesia Popullore
- _Kurime Popullore
- _Bimë Mjekësore
- _Çajra & Përzierje
- _Kompresa & Vajra
- _Receta të Vjetra Shqiptare
- _Këshilla të Gjysheve
- Ushqimi & Dieta
- _Dieta të Shëndetshme
- _Ushqime që Shërojnë
- _ Superfoods
- _Ushqime që Duhet Shmangur
- _Receta të Shëndetshme
- Simptomat
- _Dhimbjet
- _Temperatura & Ethe
- _ Probleme me Frymëmarrjen
- _Probleme me Lëkurën
- _ Probleme me Tretjen


