Implantuar në Milano proteksioni i parë subretinal që mund ti riktheje pjesërisht shikimin një gruaje të verbër.
Implanti i një
proteze subretinare, një lloj retine artificiale që ishte futur në një
grua të verbër, u krye për herë të parë në Itali.
Merita
e kësaj ndërhyrjeje të jashtëzakonshme i atribuohet një ekipi mjekësor
të specialistëve në operacionin vitreoretinal dhe oftalmoplastik të
Njësisë së Oftalmologjisë të Spitalit San Raffaele të ICRCS të Milanos,
nën drejtimin e dr. Francesco Maria Bandello
.Gruaja, pas transplantimit, gëzon shëndet të shkëlqyeshëm dhe tashmë është nxjerre nga spitali. Ajo duhet të prese për ndezjen graduale të mikroçipit para se të
kuptoje sa do të jetë në gjendje të shohë edhe pse
gjasat për të dalluar dritat dhe ngjyrat janë shumë të larta.
Mikroçipi i implantuar ka madhësinë prej 3 mm dhe 1,600 sensorësh. Marrësit dhe perdoruesit
e kësaj proteze revolucionare janë të verbërit e moshes se rritur që kanë humbur
shikimin e tyre për shkak të sëmundjeve serioze gjenetike të retinës.
Nëpërmjet këtij mikroçipi te
prodhuar nga Retina Implant (një kompani gjermane) pacientit i jepet një
pamje e pavarur e ambientit të jashtem.
Proteza
subretinare vepron në fotoreceptorët e retinës që kanë funksionin e
përkthimit të dritës në sinjale bioelektrike që arrijnë në tru nëpërmjet
nervit optik.
Fotoreceptorët
që janë jashtë përdorimit zëvendësohen nga një fotodiode, një pajisje
elektronike mikroskopike e aftë për të transformuar dritën në një stimul
elektrik.
Cirku nervor që lidh syrin me trurin stimulohet duke e vendosur atë nën retinë në macula. Qelizat që nuk funksionojnë zëvendësohen saktësisht nga mikroçipi i njëjtë.
- Home-icon
- Mjekesia News
- _Lajme Shëndetësore
- _Studime & Zbulime
- _Sëmundje & Epidemi
- _Këshilla të Shpejta
- _Ushqimi & Shëndeti
- Detoks
- Mjekesia Alternative
- _Mjekësia Kineze
- _Ayurveda
- _Homeopatia
- _Fitoterapia
- _Naturopatia
- _Terapitë Energjike
- _Akupunktura
- Semundjet A-Z
- Mjekesia Popullore
- _Kurime Popullore
- _Bimë Mjekësore
- _Çajra & Përzierje
- _Kompresa & Vajra
- _Receta të Vjetra Shqiptare
- _Këshilla të Gjysheve
- Ushqimi & Dieta
- _Dieta të Shëndetshme
- _Ushqime që Shërojnë
- _ Superfoods
- _Ushqime që Duhet Shmangur
- _Receta të Shëndetshme
- Simptomat
- _Dhimbjet
- _Temperatura & Ethe
- _ Probleme me Frymëmarrjen
- _Probleme me Lëkurën
- _ Probleme me Tretjen


