Sot ju do të
mësoni se si të përgatisni një anti-inflamator natyral të fuqishëm, i
cili është i jashtëzakonshëm për trajtimin e artritit, reumatizmes dhe
dhimbjeve të muskujve.
Përbërësi kryesor i kësaj recete është shafrani i Indisë.
Në shafranin e Indisë ekziston një substancë shumë e veçantë. Është
kurkumina, një antioksidant i studiuar gjerësisht nga shkenca dhe që ka
provuar se eshte e aftë që të luftoje sëmundje të ndryshme.
Ka rreth 1,500 referenca per kurkuminen në Medline, i cili eshte sistemi i kërkimit online të Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë së SHBA.
Sipas literaturës mjekësore, kurkumina ka virtyte të mëdha, të tilla si aftësia për të ulur kolesterolin; posedon një aktivitet të fortë anti-inflamator; ngadalëson progresin e sëmundjes Alzheimer; dhimbjet në artritet reumatoide e cila zvogëlohet; përshpejton shërimin e plagëve, rrit mbrojtjen kundër kataraktave dhe parandalon sëmundjet e zemrës.
Por ndoshta më i madhi nga virtytet e shafranit te Indisë është te qenit një antibiotik i fuqishëm natyror. Disa studime tregojnë se ai ka aftësinë për të penguar rritjen e baktereve, kërpudhave dhe viruseve.
PËRBËRËSIT
100 gram mjaltë i cilesise së mirë;
1 lugë gjelle pluhur shafran Indie.
PËRGATITJA
Përzieni përbërësit dhe ruani përzierjen në një enë qelqi të pastër me kapak.
SI TË PËRDORET
Nëse doni ta përdorni atë për të parandaluar çdo lloj problemi shëndetësor, ju mund të merrni një lugë gjelle tre herë në ditë.
Nëse në vend të kësaj ju doni të reduktoni dhimbjet që lidhen me artritin, reumatizmen ose keni simptomat e para të të ftohtit:
Dita e pare. Merrni një lugë gjelle çdo orë
Dita e dyte. Merrni gjysmë lugë çaji çdo 2 orë.
Dita e trete. Merrni gjysmë lugë gjelle tri herë në ditë.
Pas ditës së tretë, beni një pushim 3-ditor dhe rifilloni si më sipër.
KUJDES: nuk rekomandohet për diabetikët për praninë e mjaltit.
- Home-icon
- Mjekesia News
- _Lajme Shëndetësore
- _Studime & Zbulime
- _Sëmundje & Epidemi
- _Këshilla të Shpejta
- _Ushqimi & Shëndeti
- Detoks
- Mjekesia Alternative
- _Mjekësia Kineze
- _Ayurveda
- _Homeopatia
- _Fitoterapia
- _Naturopatia
- _Terapitë Energjike
- _Akupunktura
- Semundjet A-Z
- Mjekesia Popullore
- _Kurime Popullore
- _Bimë Mjekësore
- _Çajra & Përzierje
- _Kompresa & Vajra
- _Receta të Vjetra Shqiptare
- _Këshilla të Gjysheve
- Ushqimi & Dieta
- _Dieta të Shëndetshme
- _Ushqime që Shërojnë
- _ Superfoods
- _Ushqime që Duhet Shmangur
- _Receta të Shëndetshme
- Simptomat
- _Dhimbjet
- _Temperatura & Ethe
- _ Probleme me Frymëmarrjen
- _Probleme me Lëkurën
- _ Probleme me Tretjen


