Mjaftojne vetëm dy përbërës që në kuzhinë nuk mungojnë kurrë: kripa dhe uthulla. Dhe dy përbërës të tjerë që ne nuk mund të bëjmë pa to , si për përdorimet e tyre të ndryshme, si dhe për vetitë e tyre fantastike: limoni dhe bikarbonati (soda e bukes).
Për ta pastruar furrën me këto ushqime, ju në përgjithësi ngrohni furrën dhe e leni të nxehet. Dhe pastaj, në fund të "gatimit", ju do të kaloni sfungjerin për të hequr papastërtitë.
3 metoda natyrore për pastrimin e furrës
loading...
UthullaUthulla është e pajisur me një fuqi të lartë të zgrasatimi dhe dezinfektimi. Nxehini ujë në një ene dhe pastaj shtoni ne te një gotë uthull. Kur uji fillon të valoj spostoni tenxheren brenda në furrë në temperaturen 100 ° C. Lëreni aty rreth 15 minuta në mënyrë që aroma e uthulls të përhapet në të gjithë furrën dhe pastaj nxirreni atë jashte në mënyrë që të ftohet. Përdorni një sfungjer i cili ju nevojitet për pastrimin e pajisjes (furres ) duke e ngjyer brenda ne uthull : do të shihni se cfare shkelqimi do tju ofroje .
Limoni
Edhe limoni është i përkryer për të pastruar muret e furrës. Se pari merrni dy limone të mëdhenj dhe pasi ti keni prere në gjysmë, shtrydhni lëngun dhe ferkoni mbi të gjithë sipërfaqen e furrës. Pjesen e mbetur te limonave vendoseni në një ene dhe futeni brenda ne furre ne temperaturen 180 gradë për 30 minuta. Pas kësaj kohe, fikni furren dhe lereni të ftohet. Jo vetëm që, ju do të jeni në gjendje të largoni pa pastertite më shpejt, por ju do të siguroni një aromë të shkëlqyeshme brenda furres .
Bikarbonati (soda e bukes ) dhe kripa
Bikarbonati dhe kripa, të bashkuara, janë ne fakt të përsosura në rast të mbetjeve ushqimore që tashmë janë të mbuluara prej pak kohesh . Përzieni dy përbërësit, shtoni një gotë ujë dhe kaloni përzierjen në të gjitha muret e furrës. Lëreni për rreth një orë dhe pastaj shplajeni mirë ate. "

