Shpesh, sëmundjet autoimune si artriti mund të shkaktohen dhe pa ndikimin e ndonjë agjenti të jashtëm që pushton trupin tonë dhe për këtë arsye mund të nisin sinjalet e nevojshme kundër inflamacionit.
Më poshtë po ju sugjerojmë disa kura të lashta natyrore, të përdorura për mijëra vjet në mjekësinë Ayurvedice për të lehtësuar inflamacionin e shkaktuar kryesisht nga artriti.
Shafrani i Indisë. Është një nga erëzat klasike të mjekësisë Ayurvedice, me vetite shumë të fuqishme anti-inflamatore. Është aq i fuqishem sa ju mund të lehtësoni simptomat e artritit në vetëm disa orë. ">Bashkojeni ate me qumësht të ngrohtë.
Gingeri. (xhenxhefili). Kjo rrënjë mund të bëjë mrekulli kundra dhimbjeve të artikulacioneve , në sajë të vetive të saj antioksiduese dhe anti-inflamatore. Është efektive në zvogëlimin e dhimbjes, ënjtjes dhe ngurtësimit të nyjeve nëse pihet në formën e çajit bimor çdo ditë.
Kosi. Rreth 60% e sistemit imunitar gjendet në zorrë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për tu konsumuar kosi, i pasur me probiotike te cilat i bejne shumë mire shëndetit te tretjes.
Koriandëri dhe koperi. Këto barëra kanë veti dhe jane të afta të zvogëlojne inflamacionin, gjithashtu lehtësimin e dhembjes. Perdorini ato ne pjatancat tuaja, ose përgatitni infuzione (cajra) të shijshme natyrore.
loading...

