Shkencëtarët në Universitetin e Kolorados Boulder dhe Brigam si dhe Spitali i Grave në Boston janë të sigurt per kete pohim.
Ekspertët kryen një studim që u be ne më shumë se 32 mijë gra me një moshë mesatare prej 55 vjetësh. Ata zbuluan se gratë që zgjohen herët, kur të arrijne moshen e plakjes , kanë më pak gjasa të zhvillojnë depresionin. E gjithë kjo është për shkak të ndikimit të ekspozimit ndaj dritës së diellit, e cila redukton rrezikun e depresionit me 12% dhe 27%.
Hulumtimet kanë zbuluar se ata që zgjohen herët në mëngjes kanë më pak gjasa të jenë duhanpirës dhe të kenë zakonet e gjumit jo te rregullt .Te gjitha keto nuk janë absolutisht faktorë dytësorë, sepse të gjitha këto elemente mund të rrisin rrezikun e depresionit
Ky hulumtim është studimi më i madh i bërë ndonjëherë në këtë lloj, sepse ai kishte meritën për të studiuar efektin e kronotipit të gruas dhe lidhjen e tij me rrezikun e depresionit. Autori kryesor i studimit, Céline Vetter, tha:
loading...
Mund të ketë një
efekt të kronotipit në rrezikun e depresionit, pa llogaritur se e gjitha kjo mund te ndikohet nga faktorët e mjedisit dhe mënyra e jetesës.Ekspertët kanë vënë në dukje se depresioni është një problem i shëndetit mendor që mund të ndikojë tek cilindo në çdo moshë. Për këtë rrezik ka shumë faktorë gjenetikë që luajnë një rol të rëndësishëm.
Për këtë arsye, sipas shkencëtarëve që kanë kryer studimin, mund të studiohet ende se cilet janë këta faktorë që të përpiqen të parandalojnë efektet negative që ato sjellin.
Fakti i të qenit një mengjezor mund të bëhet një ilaç për parandalimin e depresionit , duke u fokusuar në ekspozimin ndaj dritës.
Përveç kësaj, ka shumë elementë që mund të konsiderohen për t'u përpjekur qe të shkojnë kundër këtyre faktorëve gjenetikë që përcaktojnë kronotipin e grave.
Dijetarët sugjerojnë që të flini gjumë sa duhet , të ushtroni rregullisht aktivitet fizik , të kaloni kohë jashtë ne ajer te paster dhe të errësoni çdo dritë gjate natës.

