Sipas hulumtimeve me të reja, nese hahen dy pjatanca me peshk gjatë javës është thelbësore për të zvogëluar rrezikun e vdekjes së parakohshme deri në 33%.
Konsumi i peshqve yndyror si salmoni dhe skumbri mund të jetë thelbësor për tu mbrojtur kundër disa sëmundjeve të tilla si sulmet në zemër apo goditjet e iktusit ne tru .
Një studim i kryer mbi 2,500 njerëz të moshuar ka zbuluar se është e gjitha merita e omega 3 që gjendet ne peshqit yndyror. Personat te cilet gjate ketij studimi te kryer kishin konsumuar më shumë omega 3 kishin 34% më pak gjasa të vdisnin brenda 7 viteve. Gjithashtu ata kishin 39% më pak rrezik qe të pësonin një atak në zemër apo goditje në tru.
Acidet yndyrore Omega 3 ishin në gjendje të vepronin me efekte të dobishme duke mbajtur nivelet e kolesterolit në gjak nën kontroll. Hulumtuesit në Universitetin e Dakotës së Veriut kanë deklaruar se nivelet e larta të kolesterolit janë një faktor i rëndësishëm rreziku për sëmundjen kardiovaskulare dhe per rrjelloje vdekjen e parakohshme.
Pikërisht për këtë arsye do të ishte mirë të kini kujdes për ushqimin dhe të keni më shumë omega 3 në dispozicion per trupin tuaj. Një studim i Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA gjithashtu zbuloi se një dietë e pasur me peshq yndyror është e lidhur me një rrezik më të ulët të sulmit në zemër, goditjeve ne tru si dhe sëmundjeve koronare të zemrës.
Ekzistojnë perspektiva të gjera për të shfrytëzuar të gjitha vetitë e dobishme të acideve EPA dhe DHA. Sipas ekspertëve, veprimi i këtyre acideve yndyrore në trup mund të zvogëlojë akumulimin e pllakave në arterie dhe për këtë arsye zvogëlohet rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të caktuara.
- Home-icon
- Mjekesia News
- _Lajme Shëndetësore
- _Studime & Zbulime
- _Sëmundje & Epidemi
- _Këshilla të Shpejta
- _Ushqimi & Shëndeti
- Detoks
- Mjekesia Alternative
- _Mjekësia Kineze
- _Ayurveda
- _Homeopatia
- _Fitoterapia
- _Naturopatia
- _Terapitë Energjike
- _Akupunktura
- Semundjet A-Z
- Mjekesia Popullore
- _Kurime Popullore
- _Bimë Mjekësore
- _Çajra & Përzierje
- _Kompresa & Vajra
- _Receta të Vjetra Shqiptare
- _Këshilla të Gjysheve
- Ushqimi & Dieta
- _Dieta të Shëndetshme
- _Ushqime që Shërojnë
- _ Superfoods
- _Ushqime që Duhet Shmangur
- _Receta të Shëndetshme
- Simptomat
- _Dhimbjet
- _Temperatura & Ethe
- _ Probleme me Frymëmarrjen
- _Probleme me Lëkurën
- _ Probleme me Tretjen


